RCCOLA

Rreth 560 punëtor të “Morava e Binqës” kërkojnë borxhin nga AKP-ja

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kurtesh Ajeti është përfaqësues i 557 ish punëtorëve të “Morava e Binqës”. Ai për rajonipress thotë se nuk e ka të qartë pse po vonohet pagesa e dytë e borxhit që AKP-ja u ka këtyre punëtorëve. Punëtorët janë të lodhur e të rraskapitur dhe u ka humbur durimi më shprehet ai.

AKP-ja ende nuk ua ka paguar pjesën e dytë të borxhit ish punëtorëve të ndërmarrjes shoqërore “Morava e Binqës”. Punëtorët janë të revoltuar dhe të lodhur nga këto pritje të panevojshme raporton rajonipress.

Kurtesh Ajeti (foto) është përfaqësues ligjor i 557 punëtorëve dhe është i shqetësuar me vonesën e panevojshme që po shkaktohet nga AKP-ja. “AKP-ja na ka lajmëruar se më 27 mars 2014 i ka lëshuar mjetet në Bankën Qendrore e cila ende nuk e ka bërë ekzekutimin e tyre. Unë kam presion nga ana e punëtorëve të cilët me të drejtë kërkojnë hisen e tyre , që arrin prej 75-300 euro” tha Ajeti.

Eco Higjiena

Ajeti tha se durimi u ka humbur punëtorëve dhe ata një ditë edhe mund të shkojnë e të protestojnë para Bankës Qendrore tha Ajëeti.

Edhe, Ukshin Hajdini ish punëtor në “Morava e Binqës” me një përvojë mbi 30 vjeçare tha për rajonipress se është i revoltuar me vonesën e tepërt rreth këtij procesi. “Jemi njerëz familjar dhe nuk posedojmë kurrfarë të ardhurash. Ne tani është dashur të marrim pjesën më të madhe të 20% e në fakt nuk i kemi marr as 70% të kësaj shume” shprehet Hajdini.

Hajdini tha se për këtë vonesë të mos pagesës së mjeteve e kanë informuar edhe Kuvendin e Kosovës, AKP, Avokatin e Popullit, BSPK dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë./rajonipress/