UBT

Rreth 40 mijë hektarë tokë bujqësore s’janë privatizuar, punohen 420 mijë hektarë

/ 5 minuta lexim

Në Kosovë 520 mijë hektarë janë tokë bujqësore, 460 mijë hektarë janë tokë pyjore, teksa në shfrytëzim janë 435 mijë hektarë të tokës bujqësore.

Krejt këto të dhënat që i posedon Ministria e Bujqësisë, dikastre ky qeveritar që po merret seriozisht me ruajtjen e tokës bujqësore, tha në një intervistë për Ekonomia Online shefi i Divizionit për Tokat Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Idriz Gashi.Ai ka sqaruar se nga të dhënat që dispono Ministria nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës (AKP) rreth 32 mijë hektarë janë privatizuar.

Teksa shtoi se sipas të dhënave pa privatizuar janë rreth 40 mijë hektarë, prej të cilave nuk janë të gjitha tokë bujqësore.“Nga të dhënat që disponojmë nga AKP rreth 32 mijë hektarë është i privatizuar. Qeveria ka vendosur që mos të ketë më valë të privatizimit, dhe sipas të dhënave kanë mbetur për t’i privatizuar 40 mijë hektarë, mirëpo këto 40 mijë hektarë nuk janë të gjitha toka bujqësore. Përafërsisht tokë bujqësore pa privatizuar kanë mbetur 23 777 hektarë”.“Në Kosovë 520 mijë hektarë janë tokë bujqësore, 460 mijë hektarë janë tokë pyjore, 46 për qind e territorit janë tokë pyjore, pjesa tjetër është tokë bujqësore, pjesën më ta madhe përfshinë toka bujqësore që momentalisht në shfrytëzim është 435 mijë hektarë të tokës bujqësore në Kosovë”.

Shefi i Divizionit tutje tregoi që toka bujqësore të punueshme janë 420 mijë hektarë të cilat janë në procesin e prodhimit.Ai tutje tregoi edhe për hartimin e koncept dokumentit për “Fondin e Tokës” bujqësore që do të menaxhohet nga institucionet publike.“Sipas të dhënave të cilat i disponon Ministria e Bujqësisë, toka bujqësore të punueshme janë 420 mijë hektarë të cilat janë në procesin e prodhimit. Vitin e kaluar Qeveria ka aprovuar koncept dokumentin për tokën bujqësore, një dokument i cili paraqet politikat e menaxhimit të tokave në pronësi shoqërore, dhe parashihet që ato toka me këtë ligj të rregullohen në një institucion të autorizuar të merret me krijimin e një Fondi të Tokës. Fondi i Tokës është një sasi e madhe e tokës bujqësore me të cilën menaxhojnë institucionet publike, e cila mund të jepet me qira, mund të jepet për shfrytëzimin e fermerëve për aktivitete bujqësore, mund të jepet për të lehtësuar konsolidimin, qiradhënien, tregun e tokës”.

Uji Dea

“Këtë vit është duke u hartuar Ligji për toka bujqësore e që këtë komponentë e ka edhe krijimin e Fondit të tokës apo menaxhimin e tokave në pronësi shoqërore që planifikohet të kalojnë në pronësi shtetërore. Kur të përfundojë hartimi i Ligjit për tokën bujqësore të rregullohet edhe çështja e menaxhimit dhe administrimit të tokave në pronësi, që për momentin janë në pronësi shoqërore. Me këtë planifikojmë që t’i vendosim në sistemin e prodhimit fermerët të cilët merren me veprimtari bujqësore, të merren me qira, me koncesion varësisht nga aktiviteti bujqësor që planifikohen të zhvillohet”.

Gashi tha se nuk ka të dhëna se sa për qind të tokës bujqësore e cila është privatizuar i është ndërruar destinimi nga toka bujqësore në atë ndërtimore.“Privatizimi është bërë pa ndonjë kusht të menaxhimit të kontratave të cilat janë dhënë për 99 vite. Nuk ka të dhëna të sakta se sa për qind e tokës bujqësore që i është dhënë privatizimit ju ka bërë ndërrimi i destinimit nga toka bujqësore në ndërtimore, mirëpo qëllimi ka qenë që tokat të cilat janë afër qyteteve të mëdha të shndërrohen dhe blihen nga investitorë të ndryshëm që në të ardhmen të përdorën edhe si toka ndërtimore”.

Ndryshe profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci është shprehur se shteti nuk ka krijuar ndonjë mekanizëm sa i përket ruajtjes së tokave bujqësore nga privatizimit.“Sa i përket çështjes se privatizimit të tokave, nuk kam pasur as atëherë, e as sot asgjë kundër, por sa ka qenë privatizim i duhur dhe sa toka bujqësore e cila është privatizuar ka arritur ta ruaj destinacionin ose sa është zbatuar një klauzolë e veçantë të tokat sidomos e klasës së parë, të dytë dhe të tretë bonitative që sanksiohen mbi ligjin, shfrytëzimin dhe menaxhimin e tokës bujqësore, që mos ta ndërrojnë distanconin, ajo është çështje tjetër që mund të analizohet më gjatë dhe me një elaborim më të thuktë”, tha ai.

Sipas Rusinovcit trajtimi ndaj tokave bujqësore nuk ka qenë meritor dhe si rrjedhojë kemi pasoja nga privatizim jo i drejtë, raporton Ekonomia Online.“Unë kujtoj se ne nuk krijuam një mekanizëm ekzekutiv që të ruajmë tërësinë teknologjike të tokës dhe kësaj kur i shtohet dhe pasoja tjetër që kategorizohemi në grupin e vendeve që kemi produktivitet të ulët të punës në prodhimtarinë primare, atëherë normalisht që pasojat edhe nga privatizim jo i drejtë janë të dukshme, nëse donë t’i fusim në grupin e faktorëve paraprakisht që i përmendëm shkarazi dhe në këtë këndvështrim mendoj që qasja, përkatësisht tretmani ndaj bujqësisë për vitet të tëra nuk ka qenë meritor dhe nuk ka qenë përkatës ose i duhur aq sa bujqësia e meriton”, tha ai.