Rreth 34 milion dinarë vlerësohet dëmi i shkaktuar Medvegjës
Medvegjë – Dëmi material i shkaktuar pas reshjeve të mëdha të shiut në komunën e Medvegjës është vlerësuar në 33.712.000,00 dinarë (rreth 300.000,00 euro) ka vlerësuar Komisioni komunal për vlerësim të dëmeve.
Dëme më të mëdha kanë pësuar objektet ndertimore rreth 13 milion, pastaj shtretërit e lumenjëve rreth 12 milion, rrugët rreth 7 milionë dhe toka bujqësore rreth 1,5 milion dinarë.
Mjetet financiare për të sanuar dëmet e shkaktuara materiale do të kërkohen nga Qeveria ndërsa të dielën zyrtarisht është shfuqizuar gjendja e jashtëzakonshme. (redaksia mepress.info)

