Rreth 230 të rijnë vitias certifikohen në profesione të ndryshme

Viti – Me një ceremoni rasti sot në Viti, është bërë ndarja e certifikatave për 225 pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimet praktike dhe teorike në profesionet e ndryshme.

Këto trajnime janë zhvilluar në kuadër të Projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR) që financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Qendrën Rinore dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL). Gjithashtu gjatë ditës së sotme u bë edhe hapja solemne bufesë e cila do të menaxhohet nga Qendra Rinore dhe atë në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Donjeta Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore-Viti në hapje të kësaj ceremoni ndër tjerash ka folur edhe për qëllimin e këtij projekti. “Qëllimi i projektit është zvogëlimi i varfërisë në zonat rurale, përmes rritjes së mundësive për punësim dhe gjenerim të të ardhurave, me fokus tek të rinjtë, gratë dhe minoritetet.

Në kuadër të projektit Aftësi për Punësim Rural, rreth 230 pjesëmarrës janë aftësuar për punë në fusha të ndryshme, nëpër bizneset private dhe në zyrën e Qendrës Rinore. Pas përfundimit të këtij programi, disa pjesëmarrës tashmë janë punësuar në bizneset ku i kanë vijuar trajnimet dhe disa të tjerë do të marrin grante për hapjen e bizneseve të tyre”, u shpreh Drejtoresha Sadiku.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti e në veçanti Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin dhe përfaqësues të Projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR) që financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation.

Kurse Mimoza Mirashi, nga Projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR) tha se sot me suksese ka përfunduar një proces që ka filluar gjatë vitit 2017. Ajo shtoj se të rinjtë janë trajnuar në fushat e ndryshme dhe bëri me dije se ky projekt është duke vazhduar edhe këtë vit.

Ajo ju bëri thirrje të rinjve vitias të moshës prej moshës 15-35 që aplikojnë për trajnime pranë Qendrës Rinore në Viti pasi që ato ju ofrohen falas. Kurse me një fjalë rasti para të pranishmëve kanë folur edhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Sadie Lutfiu, Kryetare e Këshillit të Veprimit, Rinor Lokal (KVRL). Pas kësaj ceremonie Luan Hoti menaxher i Projektit Aftësimi për Punësim Rural (APR), Milot Lala, Drejtor i DKRS-së, Donjetë Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore me prerjen e shiritit kanë bërë hapjen solemne të bufesë në katin e II-të të “Shtëpisë Kulturës “, “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti e cila do të menaxhohet nga Qendra Rinore e kësaj komune./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).