KKVITI

Rreth 100 mijë kosovarë në vit kërkojnë viza për në Gjermani e në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rreth 100 mijë kosovarë në vit kërkojnë viza nga Ambasada e Gjermanisë dhe nga ajo e Zvicrës. Një përqindje e madhe e kërkesave për vizë refuzohet, ndërsa në disa raste ato jepen për afat të shkurtër kohor, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Lëvizja e lirë vazhdon të jetë sfidë e pakalueshme për qytetarët e Kosovës edhe në vitin 2019. Rruga e Kosovës drejt liberalizimit të vizave është vështirësuar, kështu ka deklaruar para disa ditëve për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha. Pavarësisht se Kosova i ka përmbushur kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, ende nuk është bërë asnjë hap konkret që do t’i hapte udhë këtij procesi.

ARKATANA

Por me gjithë vështirësitë qytetarët e Kosovës nuk rreshtin së kërkuari viza nëpër ambasada. Kërkesat e tyre për të dalë jashtë vendit janë të mëdha. Sipas statistikave të dërguara për gazetën “Zëri”, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë brenda viteve 2017 dhe 2018 i ka pranuar rreth 100 mijë kërkesa për viza.

Zyrtarët e kësaj Ambasade thonë se edhe për vitin 2019 pritet i njëjti numër kërkesash si në dy vjetët paraprakë. Ndërsa në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë shqyrtohen rreth 200 aplikacione në ditë për viza. Në këto dy shtete, Gjermani dhe Zvicër, është e përqendruar diaspora kosovare, prandaj ka kërkesa më të mëdha për viza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.