Mobi Casa

Rrëshqet Thaçi, i shpall “luftë” me protesta BE-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kritika të ashpra për ministrin e jashtëm. Fajin për vizat e ka Qeveria e korruptuar dhe e inkriminuar.

Analistë të pavarur dhe deputetët opozitarë vlerësojnë se BE-ja nuk i ka faj liderëve të dështuar kosovarë, të cilët nuk e morën liberalizimin e vizave për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit, në Qeveri, gjyqësor, prokurori, administratë publike…

Pranimi i lajmit të keq nga ana e Qeverisë kosovare për mbetjen në fuqi të regjimit të ashpër të vizave për qytetarët e Kosovës edhe për një kohë të gjatë dhe reagimi histerik i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm, duke nxjerr si opsion kundërshtimin e BE-së me protesta para selisë së përfaqësisë në Prishtinë, është cilësuar nga opozita dhe analistët politikë si një shprehje e pamatur e mllefit dhe humbje e rrugës në oborrin e shtëpisë.

FIDANISHTJA

Veprim i ulët cilësohet reagimi i Thaçit, aq më tepër kur ai personalisht ka qenë përgjegjës në dy mandatet për proceset e dështuara të Kosovës, derisa tani paralajmëron protesta që mund të destabilizojnë jo vetëm shtetin, por edhe të kenë ndikim më të gjerë në rajon.

Opozita dhe analistët politikë theksojnë se është për keqardhje që njeriu kyç i dështimit në këtë proces po harron se vlerësimi negativ po vjen si pasojë e dështimit në sundimin e ligjit, nga zhytja e qeveritarëve në krim të organizuar dhe në korrupsion dhe nga fakti se dy partitë e vetëquajtura demokratike janë kriminalizuar aq shumë dhe janë shndërruar në parti oligarkike të Kosovës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.