UBT

Rrepa japoneze shkrin yndyrat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Daikoni është rrepë e bardhë japoneze dhe është ideale gjatë mbajtjes së cilësdo dietë.

Konsumojeni të freskët dhe të zier

Për shkak të sasisë së mjaftueshme të mineraleve, veçanërisht të kaliumit dhe natriumit, daikoni është një diuretik jashtëzakonisht i fortë.

Është i pasur me vitaminë C, karotinë, përkatësisht provitaminë A dhe vitamina të grupit B, ndërsa shpërbën masat e forta dhjamore nga organizmi dhe shpejton procesin e jashtëqitjes së helmeve. Ka vlerë të ulët energjetike, vetëm 18 kilokalori në 100 gramë. Përmban shumë fruktozë, pektinë dhe celulozë.

Nga mineralet përmban kalium dhe kalcium, por edhe vitaminë C, dhe atë në sasi që plotëson 34 për qind të dozës së rekomanduar ditore, si dhe enzime aktive. Është i pasur me glikozide dhe me materie specifike me efekt fitoncid dhe baktericid.

Uji Dea

Rrënja hahet e papërpunuar, në formë të sallatës ose e përpunuar në mënyrë termike.

Pastruese e shkëlqyeshme. e organizmit

Rrepa e bardhë japoneze e liron organizmin nga kolesteroli dhe trigliceridet, lehtëson tretjen e yndyrave dhe stimulon punën e fshikëzës së tëmthit. Falë rafanolit, vajit eterik fosforik, nxit jashtëqitjen e mukozës nga organet e frymëmarrjes, pra rekomandohet në rastet e bronkitit dhe kollës. Përveç kësaj, është e pazëvendësueshme si diuretik.

Me rastin e zierjes me perime të tjera, rrepa do të thithë të gjitha aromat sepse vetë nuk e ka ndonjë shije të theksuar. Gjithashtu, mund të bëhet pure nga rrepa e bardhë dhe mollët. /Telegrafi/