Rrëmujë në KQZ, Daka ndihet e kërcënuar

Adnan Rrustemi ka kërcënuar Valdete Dakën, kjo e fundit i ka kërkuar Rrustemit që ta lëshojë mbledhjen meqë ka penguar në mbarëvajtjen e saj, madje ajo ka thënë se do ta thërret edhe sigurimin.
Nga 11 mijë e 282 aplikacione të verifikuara nga KQZ-ja, vetëm 276 prej tyre janë aprovuar, të tjerat janë refuzuar. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së, e cila filloi më shumë zhurmë, mes anëtarit të Vetëvendosjes Adnan Rrustemi dhe kryetares Valdete Daka. Daka tha se ndihej e kërcënuar nga Rrustemi dhe se për këtë do të raporton tek Presidentja e vendit.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka thënë se nga afër 40 mijë aplikacione të dorëzuara deri tani, janë 11 mijë e 282 që janë shqyrtuar ndërsa prej tyre vetëm 276 janë aprovuar, kurse të tjerat janë refuzuar.
Këto të dhëna ai i raporti vetëm pasi Adnan Rrustemi qe i detyruar ta lëshojë sallën për shkak të mos respektimit të rregullores së punës.
Ai po kërkonte të diskutohej për gjithë procesin e aplikacioneve por këtë nuk ia miratuan anëtarët e KQZ-së, përveç Florian Dushit, anëtari i LDK-së në KQZ.
“Deri më sot janë pranuar nga Posta 39 mijë e 940 aplikacione, nga to janë verifikuar 11 mijë e 282, po flas deri sot. Nga këto të aprovuara janë 276 ndërsa 11 mijë e 008 janë të refuzuara. Procesi po vazhdon”, ka thënë ai, transmeton KP.
Pikërisht, për këtë dhe rreth kësaj teme, Adnana Rrustemi, doli jashtë. Por, para se të dilte pati një përplasje verbale me Dakën.
“Veç je femër se kurrë nuk kishe guxu kështu me mu drejtu…. Kjo të jep privilegje se ndryshe ish kanë”, i është drejtuar Rrustemi.
Pasi ai liroi sallën Daka bëri me dije hapat e saj të mëtutjeshëm.
“Po ju njoftojë këtu që krejt materialin, video do e dërgojë tek Presidentja që ajo të merret me këtë punë sepse ai më kërcënoi. Kërcënoi një person publik në vend të punës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, mbledhja që në fillim mori kahje jo të mirë ku ata filluan të merren me njëri tjetrin.
Në ndërkohë, anëtari tjetër, Betim Gjoshi nga PDK-ja tha se procesin zgjedhor po e pengojnë dy grupe, grupi mafioz në veri dhe grupi i Vetëvendosjes këndej në jug.
Gjoshi madje e quajti Rrustemi matrapaz ditor.
Të gjithë anëtarët një kohë të gjatë u morën me njëri tjetrin duke thënë se nuk duhet bërë politikë por duhet kryejnë rolin e anëtarit të KQZ-së, për çka edhe i ka emëruar Presidentja. /Telegrafi/
——————————————————————
Daka i kërkon Rrustemit ta braktis mbledhjen e KQZ-së
(I plotësuar) Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë kthyer në mbledhjen e ndërprerë pak çaste më parë për shkak të konfliktit verbal në mes kryetares së KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarit të këtij organi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por prapë nuk po diskutohet për rendin e ditës, pasi që debatin e kanë orientuar tek të drejtat dhe sjelljet e tyre.
Adnan Rrustemni ka kërcënuar Valdete Dakën, kjo e fundit i ka kërkuar Rrustemit që ta lëshojë mbledhjen meqë ka penguar në mbarëvajtjen e saj, madje ajo ka thënë se do ta thërret edhe sigurimin.
Ajo shtoi se këtë do të ia dërgojë presidentes, meqë ajo e ka emëruar.
Kurse, Rustemi ka lëshuar mbledhje duke i thënë se po e duron meqë është femër. /Telegrafi/
———————————————————————
Daka dhe Rrustemi fyejnë njëri-tjetrin
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka dhe anëtari i KQZ-së nga lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kanë pasur një konflikt verbal, pasi ky i fundit nuk e lënë të flas askënd në mbledhje.
Daka dhe Rrustemi kanë injoruar dhe ofenduar njëri-tjetrin.
Rrustemi duke mos respektuar rregulloren e punës bëri që Daka dhe anëtarët e tjerë ta lëshojë mbledhjen, transmeton KP.
Në sallë ka qëndruar vetëm Florian Dushi, i cili ishte i vetmi që votoi për ta futur në rend dite kërkesën e Adnan Rrustemit, kërkesë kjo që ishte për t’u diskutuar për ecurinë e aplikacioneve të ardhura nga jashtë vendi ,të cilat i ka quajtur në mënyrë joligjore.
Anëtarët e tjerë nuk e kanë votuar këtë pikë duke kërkuar që të jetë më e qartë kërkesa e tij.
Ndërkohë, Rrustemi po qëndron në sallë ku thotë se do të qëndrojë derisa të vijnë edhe anëtarët e tjerë për ta mbajtur mbledhjen./Telegrafi/