Eko Higjiena

Rrëmbeu e përdhunoi të miturën

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Një 40-vjeçar është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës me akuzën se ka përdhunuar një vajzë 16 vjeçe nga Librazhdi, së cilës i ka hequr lirinë duke e larguar nga familja e duke e mbajtur disa ditë në Tiranë. Burimet zyrtare nga organi i hetimit thanë se pas përfundimit të hetimeve është dorëzuar në Gjykatë për shqyrtim dosja penale ndaj shtetasit Shkëlqim D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-16 vjeç” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

E dëmtuar nga ngjarja është vajza e mitur me iniciale F.Xh., e cila sipas hetimeve rezulton se është larguar nga shtëpia e saj më 6 maj 2013 pa dhënë asnjë adresë te të afërmit. Madje, hetimi i këtij rasti ka nisur pasi babai i vajzës ka denoncuar në Policinë e Librazhdit largimin e vajzës nga banesa pa lënë asnjë gjurmë. Një javë më vonë, vajza është kthyer në shtëpi dhe me të afërmit ka shkuar në Polici dhe ka bërë denoncim për përdhunimin dhe heqjen e paligjshme të lirisë të kryer ndaj saj në Tiranë nga i akuzuari Shkëlqim D. Sipas Prokurorisë, më 12 maj 2013, shtetasja F.Xh. është kthyer në banesë dhe një ditë më vonë është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Librazhd dhe ka bërë kallëzimin penal.

GRANDEMALL

“Ajo deklaron se para tre muajsh asaj i ka dhënë një kartë telefoni kushërira e saj, shtetasja B.M., e cila i ka thënë se po ta telefononte numri celular 069…988 duhet të përgjigjej, sepse ishte një djalë i mirë nga Tirana”, theksohet në kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e çështjes. Sipas saj, vajza ka marrë telefonatën nga numri në fjalë dhe personi që e ka kontaktuar i është prezantuar me emrin Xhimi nga Tirana. Ai i ka thënë vajzës se vendopo të vinte në Tiranë ai do ta priste dhe do t’i përgjigjej për çdo gjë. Më 6 maj 2013, rreth orës 04:00 të mëngjesit, vajza 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia pa e parë njeri dhe është nisur për në Tiranë, transmeton panorama.

Pasi është takuar me 40-vjeçarin Shkëlqim D., të nesërmen ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj në banesën e një shtetaseje. Më pas vajza është dërguar në shtëpinë e prindërve të autorit në fshatin Pezë, në Tiranë, ku i akuzuari i ka lidhur duart, e ka futur në një dhomë ku vajza ka qëndruar gjatë gjithë ditës dhe natës. Vajza ka treguar se më pas autori i krimit e ka çuar në Qytetin Studenti ku e ka lidhur me litar mbas një peme dhe e ka lënë aty gjatë gjithë natës. Prokuroria thotë se “gjatë marrjes në pyetje, autori i akuzuar për krimin pranon faktin se kishte dijeni se shtetasja F.Xh. ishte e mitur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, por jo kundrejt forcës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.