UBT

Rrëmbehet e rrahet nga katër të dyshuar në Llabjan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Viktima B. H.i lindur më 1981 është paraqitur në stacionin policor në Gjilan dhe i ka raportuar policisë se ai është i lënduar. Njësitet patrulluese me urgjencë e kanë transportuar deri në qendrën emergjente në Gjilan ku i është ofruar ndihma mjekësore njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan. Sipas policisë viktima është intervistuar dhe gjatë intervistës është kuptuar se ai ishte rrëmbyer nga katër të dyshuar ( ku njërin prej tyre e ka identifikuar duke i`a treguar emrin).

Të dyshuarit me automjetin mercedes ngjyrë e zezë e kishin rrëmbyer duke e bartur viktimën prej Gjilanit deri në fshatin Llabjan, ku e kishin futur në një hapësirë malore dhe e kishin maltretuar fizikisht, duke përdorur armë të ftohta (thikë) dhe sprej OC, me ç`rast nga i njëjti kishin kërkuar para.

Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit të koordinuara me njësitet e hetimeve rajonale, janë vënë në kërkim të të dyshuarve.

Hashani tha se gjatë këtij operacioni hetimor, është arritur të identifikohet automjeti i dyshuar i cili kishte qenë i parkuar në parkingun e NTP “Agmia”.

Mobi Casa

Automjeti në fjalë është tërhequr dhe konfiskuar nga policia, për ekzaminim të mëtutjeshëm.(Automjeti: Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore, i ka të gjitha karakteristikat e përmendura në deklaratën dhënë nga viktima, i cili po ashtu në vend ngjarje ka bërë identifikimin e mjetit.).

Njësitet hetuese më pas kanë arrestuar dy të dyshuarit R. D. 1994 dhe K. H. 1991, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48- orësh, nga ana e prokurorit të shtetit, të prokurorisë për krimeve të rënda-Gjilan.

Policia është në kërkim edhe të dy të dyshuarve të njohur tjerë të cilët besohet se janë të involvuar në këtë rast të rëndë tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan./rajonipress/