UBT

Rregullorja e Kuvendit lejon mbledhjen edhe jashtë selisë së Kuvendit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, lejon që të mbahet mbledhje edhe jashtë sallës, ku jemi mësuar t’i shohim gjithmonë.Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, neni 3 dhe neni 4, lejon që mbledhja të mbahet edhe jashtë selisë së Kuvendit, shkruan lajmi.net.

E nuk duhet harruar, se Kuvendi me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve vendos ta ndryshojë Kushtetutën e Kosovës, aktin më të lartë juridik të shtetit.

Ja çfarë thotë rregullorja:

Neni 3

Selia e Kuvendit

Selia e Kuvendit është në Prishtinë.

Neni 4

Mbledhjet jashtë selisë

Kuvendi dhe trupat e punës së tij mund të mbajnë mbledhje edhe jashtë selisë së Kuvendit.

E në nenin 6 tregon se çfarë mund të bëjnë ata me 2/3 e votave:

Neni 6

Kompetencat e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës i ushtron kompetencat në përputhje me nenin 65 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

1. Miraton Kushtetutën, ligje, rezoluta, deklarata dhe akte të tjera të përgjithshme.

ARKATANA

2. Vendos ta ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të
Kuvendit, përfshirë edhe dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që i mbajnë vendet e
rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve, të cilat nuk janë shumicë në
Kosovë.

3. Shpall referendum, në pajtim me ligjin.

4. Ratifikon traktate ndërkombëtare.

5. Miraton buxhetin e Republikës së Kosovës.

6. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

7. Zgjedh dhe mund ta shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me
Kushtetutën.

8. Zgjedh Qeverinë dhe mund të shprehë mosbesimin ndaj saj.

9. Mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat në bazë të
Kushtetutës dhe të ligjeve i raportojnë Kuvendit.

10. Zgjedh anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në
përputhje me Kushtetutën.

11. Propozon gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese.

12. Mbikëqyr politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë.

13. Jep pëlqimin për dekretin e Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

14. Vendos për çështjet e interesit të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.