Rregullohet ura e dëmtuar nga vërshimet në fshatin Desivojcë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, kanë vizituar disa lokalitete pas reshjeve të mbrëmshme. Ata kanë njoftuar banorët e fshatrave Desivojcë, Lajçiq, Tërrstenë dhe Velegllavë, se ura e dëmtuar nga vërshimet për të cilën janë njoftuar para disa orësh, tashmë është rregulluar dhe rruga tashmë është e kalueshme plotësisht.

Vaxhid Rexhepaj ka thënë se problemi i urës është zgjedhur sot brenda ditës, me angazhimin e menjëhershëm të ekipit dhe daljes së tyre në terren.

Për reagimin, veprimet dhe punën, ai ka falënderuar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtorin, Kujtim Kallaba.
“Qytetarë të nderuar, Komuna e Kamenicës, përherë do jetë në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për të zgjidhur çdo problem dhe për të kaluar çdo sfidë bashkë”- tha Rexhepaj.

KKVITI

Edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, duke i lutur qytetarët për kujdes të shtuar ka thënë se kanë ndërmarr masat e duhura për rregullimin e urës.

“Pas reshjeve të mbrëmshme kemi vizituar disa lokalitete të komunës ku kemi parë nga afër se është dëmtuar ura në rrugën rajonale në fshatin Desivojc dhe është bërë e pakalueshme. Së bashku me kompaninë e mirëmbajtjes së rrugëve rajonale dolëm në teren dhe morëm masat e duhura për rregullimin e urës. Pas intervenimit tani rruga është e kalueshme. Ju lutem për kujdes të shtuar”, ka thënë ai./rajonipress/