GRANDEMALL

Rrëfimi për bozën e shqiptarit në Stamboll

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Boza e Haxhi Sadikut, është një traditë e gjallë e ruajtur që nga koha osmane dhe që ka prejardhje nga Kosova. Një dyqan në lagjen VEFA të Stambollit shet pije tradicionale nga Kosova që nga viti 1876.

Nëse ju jeni në kërkim të një kuzhinë të mirë me ushqime dhe pije tradicionale ballkanike, atëherë ju duhet ta vizitoni Kosovën, sidomos Prizrenin, një qytet i cili ka pasur një rëndësi strategjike gjatë epokës otomane.

Ashtu si veprat arkitekturore dhe të artit nga periudha osmane, në këtë qytet është ruajtur edhe ushqimi tradicional. Për këtë arsye, Prizreni konsiderohet të jetë kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit. Në këtë qytet, i banuar kryesisht me shqiptarë, desertet më të preferuara të Ballkanit janë tespishtja, krempitja dhe kajmaçini. Këto janë specialitete dhe tregues të qartë të epokës osmane, e cila kishte sunduar rajonin për shekuj me radhë. Ka disa ëmbëlsira tradicionale turke, që me kalimin e kohës u bënë element thelbësor të kuzhinës së Ballkanit, të tilla si bakllava, shkruan portali turk World Bulletin, transmeton Publiku.

Megjithëse popullsia e qytetit është e dominuar nga shqiptarët, në Prizren ka një pakicë boshnjake. Një prej tyre është familja Hamza, e cila si shumë familje të tjera boshnjake, është shumë aktivë në sektorin e ushqimit tradicional. Familja Hamza është e njohur si prodhues i fundit i bozës sipas recetës tradicionale në Prizren.

Muharrem Hamza, i zoti i shtëpisë në familjen Hamza, tregon për traditën familjare në prodhimin e bozës:

Uji Dea

“E kam trashëguar zanatin në vitin 1970, kur e kam marrë përgjegjësin e kryetarit të familjes. Kemi qenë të përfshirë në këtë biznes që nga kohërat osmane. Babai im kishte tetë vëllezër dhe motra dhe ai ishte kadet. Dy axhallarët e mi tani jetojnë në Turqi dhe ruajnë traditën tonë familjare. Një prej tyre është në qytetin e Izmirit, ndërsa të tjerët jetojnë në Stamboll. Ne kemi qenë në të njëjtin dyqan për gati njëqind vjet. Turistët tregojnë interes të madh për pijen e bozës që prodhojmë me recetë tradicionale, prandaj kemi shumë vizitorë.”

Në Stamboll, lagja Vefa në kuartin Fatih është e famshme për prodhimin e bozës sipas recetave të vjetra. Është e njohur veçanërisht boza me emrin Haxhi Sadik Beu, që njihet edhe si zbuluesi i bozës që mban emrin “Boza VEFA”.

Haxhi Sadik Beu ishte një shqiptar i ardhur në Stamboll nga Shqipëria. Ai kishte ardhur në kryeqytetin osman me anëtarët e familjes, kurse që atëherë dhe sot e kësaj dite, ata vazhdojnë ta mbajnë këtë biznes brez pas brezi në 130 vitet e fundit. Familja e Haxhi Sadik beut, bozën me të njëjtin emër e prodhon në bodrumin e shtëpisë së tij. Pija u bë shumë e famshme me kalimin e kohës, duke rritur emrin e familjes së tij.

Në fakt, nuk ishte se familja e Haxhi Sadik Beut e ardhur nga Shqipëria-Kosova e kishte zbuluar për herë të parë bozën. Ka dëshmi se turqit kishin pirë bozë edhe në kohët e lashta, kur fiset turke ende jetonin në Azinë qendrore. Në kohërat e Perandorisë otomane, boza është përshkruar si një pije e shtresave të larta që prodhohej nga zejtarë të punësuar në pallate dhe oborre mbretërore. Por, rishfaqja e kësaj pije në shoqërinë turke, përkon me fundin e shekullit të 19-të.

Haxhi Sadik beu, i ardhur nga Shqipëria në Stamboll, kishte shitur bozën e tij duke ecur këmbë nëpër rrugët e lagjes Vefa, pasi ai nuk kishte ndonjë dyqan. Në vitin 1876, në Stamboll, ai hapi dyqanin e parë, i cili edhe sot e kësaj dite përfaqëson një traditë e gjallë që erdhi nga Ballkani, përkatësisht nga Shqipëria. /Publiku/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.