Uji Dea

Rrëfimi i Jakup Haxhiut: Jam i pastër si loti para zotit dhe drejtësisë, hetuesit urgjentisht ta sqarojnë rastin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Jakup Haxhiu shef i kabinetit të Komunës së Vitisë thotë se mesazhet komprometuese janë pjellë e kuzhinave të LVV dhe të atyre personave që nuk ma duan të mirën dhe aq më parë që tani ndodhemi në vlugun e fushatës elektorale. “Jam i pastër si loti para zotit dhe drejtësisë dhe jam i gatshëm dhe në gjendje të ballafaqohem publikisht me të gjithë ata që po tentojnë ta kompromitojnë autoritetin dhe punën time shumë vjeçare brenda LDK-së dhe institucioneve komunale. Unë tashmë kam dhënë deklaratë në polici dhe e kam denoncuar portalin fantom i cili me gënjeshtra dhe insinuata ka montuar kinse mesazhet dhe komunikimet e mija të brendshme me persona të caktuar. Ky montim është i dëmshëm, tendencioz dhe për qëllime politike” shprehet Haxhiu.

“Andaj me shumë përgjegjësi dhe kompetencë kërkojë nga organet hetuese në Gjilan duke filluar nga Prokuroria që urgjentisht ta trajtojë rastin tim meqë konsiderojë se ndihem i kërcënuar dhe mund të jem objekt sulmi nga persona të pandërgjegjshëm. Gjithashtu i bëjë thirrje publike LVV që të distancohet nga linçimi publik dhe të distancohet nga elektorati i tyre që në mënyra të ndryshme më kanë fyer e denigruar” u shpreh Haxhiu për rajonipress.

Mobi Casa

Ndryshe, Haxhiu thotë se shumë shpejt do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të ushtruar padi për dëmshpërblim dhe denigrim të autoritetit familjar e personal. “Ky rast është inskenim i pastër politik, është hakmarrje e pastër politike dhe në shënjestër është edhe kreu i LDK-së Sokol Haliti. I bëjë me dije të gjithë rivalet dhe kundërshtarët se këto montime e linçime nuk kanë pirë ujë as në kohët më të rënda të regjimit të Millosheviqit, e lëre më tani që policia i ka në dispozicion të gjithë faktet e mija që unë s`kam lidhje me rastin. Pres reagim urgjent dhe më e pakta kërkim falje nga ata që e montuan rastin kundër meje” tha Haxhiu./rajonipress/