Rrëfimi i britanikut, ish-ushtar i UÇK-së, për luftën e Koshares

Nga Britania e Madhe erdhi në Koshare për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jon Harrison, i dekoruar me urdhrin Adem Jashari, 15 vjet pas luftës, rrëfen ekskluzivisht për Klan Kosova arsyet pse iu bashkëngjit UÇK-së, si i pari ushtar i huaj që e bëri një gjë të tillë në Koshare.
Oficeri i pensionuar britanik, që në krahët e tij mbanë tatuazhin e skuadrës Delta, të brigadës 138 Agim Ramadani, tregon pse mendon se guerilja kosovare duhej ta kishte lavdinë triumfale në 1999.
Harrison gjatë kësaj interviste flet edhe për ndasitë që i pa në UÇK-në dhe përpjekjet e tij për ta mbajtur politikën larg prej fushëbetejës.
Oficeri i pensionuar flet për Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Anton Çunin e Rrustem Berishën.
Britaniku i diagnostifikuar me kancer, rrëfen për qasjen që e kishte familja e tij, karshi luftës që ai iu bashkua për qëllime idealiste.
Historinë e tij me UCK-në në Koshare, Harrison e tregoi në një rrëfim ekskluziv për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.