Fundamenti

Rrëfimi i Bahrije Veselit irriton këshilltarët komunal

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bahrije Veseli këshilltare komunale nga radhët e LDK-së ka rrëfyer për akuzat që i ka bërë Bujar Nevzati në seancën e kaluar. Ajo tha se ndihet e pafajshme dhe se akuzat kundër saj ishin të motivuara politikisht. Por këshilltarët e PDK-së e lutën Veselin që mos t`i hapin letrat sepse gjatë udhëheqjes së saj ka pasur shumë keqpërdorime.

“Jam e pafajshme dhe akuzat ndaj meje janë të motivuara politikisht”. Kështu ka nisur rrëfimin e saj Bahrije Veseli këshilltare komunale nga radhët e LDK-se e cila është munduar të arsyetohet para publikut për akuzat që i ka bërë Bujar Nevzati drejtor i arsimit në seancën e kaluar.

Veseli tha se akuzat e Nevzatit se gjoja unë kam keqpërdorur nuk qëndrojnë.”Akuzat ndaj meje janë të motivuara politikisht sepse unë jam hetuar nga Prokuroria e Gjilanit dhe ajo e ka hedhur poshtë kallëzimin penal dhe dyshimet e ngritura ndaj meje”.

Ajo tha se është dënuar vetëm pse ka lejuar mësuesit të bëjnë iftar me familjet e tyre dhe besoj se këtu nuk e kam shkelur ligjin. Edhe letra e Isa Musliut pronar i kioskut në shkollën “Abaz Ajeti” nuk është e vërtetë.

Por këshilltari i PDK-së Elasa Ymeri e pyeti Bahrije Veselin nëse ka pasur problem me dru sa ka qenë drejtoreshë?. Edhe kjo është një akuzë e pavërtetë tha Veseli.

Fundamenti

Këshilltarët komunal ndërkaq janë irrituar nga ky diskutim i Bahrije Veselit meqë nuk ishte e paraparë me rendin e ditës.

Izmi Zeka kryesues i Kuvendit i tha Bahrije Veselit se nuk është mirë që të hapim si debat këtë problem sepse ka shumë gjëra pastaj që duhet të dëgjohen për këtë rast. Edhe Tefik Ibrahimi këshilltar i AKR-së tha se asambleja po terrorizohet me këso diskutime te panevojshme.

Ndërkaq Qemajl Mustafa i cili deshi ta balancojë diskutimin tha se Kuvendi nuk ka nevojë të merret me të kaluarën.”Unë e di që auditori në shkollën “Abaz Ajeti” ka konstatuar disa parregullsi, por nuk e di të çfarë natyreje. Ne Bahrije të kemi kthyer në punë sepse e kemi ndier obligim moral e institucional dhe është mirë që tani mos të humbim kohë sepse janë instancat tjera që duhet të merren me raste të tilla” sqaroj Mustafa.

Ndërkaq Bujar Nevzati tha se qëndron prapa asaj që ka thënë nga mbledhja e kaluar. “Tani nuk dua të polemizojë sepse kam dëshirë të flas para atyre që nuk kanë keqpërdorur paranë publike, por kurrsesi nuk do t`i dëgjojë ata që janë marrë me keqpërdorime” tha Nevzati. /rajonipress/