Uji Dea

Rrëfehet Jovanka Broz

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

E veja e presidentit të përjetshëm të ish-Jugosllavisë Josip Broz Tito, Jovanka Broz, ka deklaruar se shtëpinë e saj, e cila u plaçkit së fundi, e kanë vjedhur njerëzit të cilët saktësisht kanë ditur se çfarë kërkojnë, të cilët frikësohen nga gjërat për të cilat ajo është dëshmitare dhe se ruan disa fshehtësi nga periudha e Titos.

Forcat e sigurisë, me urdhër të disa personave nuk kanë lejuar që asnjë informacion nga këtu të dalë në opinion vite me radhë. Edhe në llogore do të ishte më mirë, sepse megjithatë ndokush do të të vizitonte, ndërsa unë jam sikur në birucë tash e 30 vjet. Fushata e presioneve tani përsëri po përshkallëzohet dhe përforcohet, sepse është faza e debatit të trashëgimisë së Titos, ka thënë Jovanka Broz, e veja e Titos.

Jovanka Broz ka deklaruar se shtëpinë e saj e kanë vjedhur njerëzit të cilët saktësisht kanë ditur se çfarë kërkojnë, të cilët i kanë dërguar ata që frikësohen nga gjërat për të cilat ajo është dëshmitare dhe se ruan disa fshehtësi nga periudha e Titos.

“Nuk është aspak e saktë se nga shtëpia asgjë nuk mungon dhe nuk është vjedhur, ashtu si është bërë publike në media. Ma kanë vjedhë vazon “Ming”, dhuratë për martesë nga ish presidenti kinez Mao Ce Dun. Akoma nuk kam numëruar se çfarë mungon, por tani jam e sigurt se më kanë vjedhur stoli, para dhe shënime”, ka thënë Jovanka Broz, raporton B92.

Fundamenti

Jovanka Broz që nga vdekja e Titos jeton në një vilë, në lagjen elite Dedinje në Beograd, e cila së fundi është plaçkitur.

Ajo refuzoi të thotë se kush është duke ushtruar trysni ndaj saj, por beson se prapa plaçkitjes qëndrojnë njerëzit, të cilët kanë luajtur role të fëlliqta në vitet e fundit të jetës së Titos, disa prej të cilëve edhe sot janë gjallë dhe të fuqishëm.

“Mbi supet e mia kanë qëruar hesapet me Titon, duke me akuzuar se jam duke përgatitur komplot kundër tij, së bashku me Gjoko Jovanicin dhe gjeneralët e Likës. Ja arritën që të na ndajnë dhe të më izolojnë. Edhe mua, edhe Titon. Më pas, Stane Dolanci, gjenerali Nikola Ljubicic dhe pjesa tjetër e shoqërisë kanë bërë çfarë kanë dëshiruar”, theksoi Jovanka Broz, e veja e presidentit të përjetshëm të ish Jugosllavisë.