UBT

Rrëfehet Aurela Gaçe, ja se me cilët kolegë nuk ka më komunikim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja, Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”. Ajo ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.

Gjatë emisionit, ndër të tjera Aurela u pyet se me cilin ose cilën nga koleget nuk flet.Mirëpo, Aurela u tregua diplomate dhe nuk preferoi të japë një emër konkret.

“Nuk kam kolegë që nuk flas. Mbase nuk kam shoqëri apo raporte miqësore me disa, por me kolegët që kam punuar jam shumë mirë me të gjithë. Ka pasur momente që i kam treguar vendin, apo keqkuptime të vogla, po unë jam nga ato natyra që ta them në sy, por nuk mbaj inat, fal”, u shpreh Aurela.

ARKATANA

Kujtojmë se këngëtarja pak kohë më parë dha një mendim për performancën e brezit të ri.

Aurela tha se ajo bën pompa teksa këndon ndërkohë sot është një brez që di vetëm të kërcejë ‘twerk’ në skenë.“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën twerk, mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot twerk se më zuri vonë , unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…E nisa me shaka”, tha Aurela.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.