Eko Higjiena

Rrebeshe shiu me bubullima, parashikimi i motit për fundjavë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Të dielën pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave, raporton Express.

Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

FIDANISHTJA

17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje. Minimalet nga 10C deri në 17C, e maksimalet deri në 32C e 33C ditën e premte dhe të shtunë. Nga dita e diel, sërish pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 28C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s, të dielen me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike pëson një rënie përreth vlerave normale deri të shtunën./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.