Fundamenti

Rrebeshe shiu e temperatura deri në 30C, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mot më i ngrohtë pritet të mbajë sot në vend, me temperatura deri në 26 e 27C, sipas “Mendimi për motin”.

Parashihen më shumë intervale me diell, megjithëse vransira kalojnë mbi vend që edhe mund të japin kushte për reshje shiu nga pjesë perëndimore të vendit, e më vonë pasdite ndonjë rrebesh shiu mund të zhvillohet, me më gjasë përreth viseve malore në jug të vendit.

“Më nxehtë po parashihet ditën e diel, me temperatura maksimale që mund të kapin vlera prej 29C e 30. Do të ketë më shumë intervale me diell, por se nuk përjashtohen mundësi që më vonë gjatë ditës të zhvillohen edhe rrebeshe shiu dhe bubullima. Mundësi për rrebeshe shiu mbeten edhe të hënë, derisa nga dita e martë duket se do të mbretëroj mot relativisht më stabil, kryesisht me diell, e temperaturat mbesin ende të larta mbi 25C”, thuhet në njoftim.

Hidromorava

Kushte më stabile të motit parashihen gjatë javës së ardhshme, me temperature mbi mesatare.

“Sipas trendeve më të fundit, nga pjesa e dytë e javës vijuese, në disa modele po shfaqen kushte më stabile meteorologjike, që edhe mund të favorizonin mot kryesisht me diell, së paku deri në fundjavën e ardhshme. Temperaturat pritet të shënojnë rritje, edhe deri në 30C, e lokalisht të kalojnë edhe mbi. Duke shkuar nga dhjetëditëshi i dytë i qershorit, nga dita e dhjetë, sërish shfaqen sinjale për mundësi për të reshura, kryesisht si rrebeshe shiu, mirëpo temperaturat mbesin të larta deri në 29C e 30C, e ato minimale nga 12C deri 15C”. thuhet në njoftim.