UBT

Rrahmani i VV-së i del kundër Kurtit: Jemi të vetmit në Ballkan ku kryeministri del në Paradë të Krenarisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, deputet i zëshëm kundër shumë lëvizjeve në këtë parti, ka folur për Paradën e Krenarisë.

“Si aktivitet është shumë i panevojshëm, kemi mbetur i vetmi vend në Ballkan që edhe me pjesëmarrje të kryeministrit e ministrave e bëjmë. I nivelit të tillë, kur kemi pjesëmarrje të tilla të kryeministrit në rajon nuk ka”, u shpreh Rrahmani.

Mobi Casa

Deputeti i VV-së, tha se “më pengon kur dhunshëm po provohet të promovohet diçka që nuk po pranohet prej shoqërisë”.“Këtë e shoh shqetësuese. Ka tendencë të promovet diçka në shoqëri e të imponohet. Ne jemi shoqëri konservative e duam familje tradicionale, ku ka nënë, baba, fëmijë e jo prindi një prindi dy, fëmija nuk e di kë e ka baba e një grua do që ta rrisë fëmijën e dikujt tjetër sepse s’duan ta prishin estetikën”, u shpreh Rrahmani.

Rrahmani ka folur shkurt edhe për Kodin Civil dhe ka thënë se është kundër.