GRANDEMALL

Rrahmani: Do të vendosim rend dhe rregull në QKMF

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të interesuar që të informojmë me korrektësi dhe drejtë opinionin publik jemi të obliguar që të paraqesim faktet me të cilat argumentohen vetëm disa nga të gjeturat nga analizimi i gjendjes në QKMF – respektivisht Kujdesin Parësorë Shëndetësor. Natyrisht ish pushtetarëve mund edhe të mos u shkoj për shtati sepse përgjegjësia bie mbi ta për gjendjen e krijuar, sikurse do të akuzoheshim ne më vonë për mos veprim në ndaljen e të keqes dhe stabilizimin e gjendjes konform kompetencave që na i jep pushteti i fituar me votën e lire të gjilanasve thuhet në reagimin e Imet Rrahmanit si përgjigje ndaj akuzave që dhanë një ditë më herët anëtarët e komitetit për shëndetësi të PDK-së.

Rrahmani si kryesues i komitetit për shëndetësi ka thënë se LDK përmes përfaqësuesve të vetë në Komitetin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka paraqitur të gjitha shqetësimet dhe faktet të cilat do të i shërbenin DSHMS-së për vrojtimin nga afër dhe marrjen e masave për vendosjen e rendit dhe rregullit në sektorin që menaxhon.

Ajo çka u tha (ose nuk u tha fare) nga përfaqësuesit e PDK-së në Komitet dhe ajo çka ua “shkruan” bashkëpartiakët nga zyra, nuk përputhen shumë njëra me tjetrën. Mirëpo moskomunikimi dhe moskoordinimi është problem i tyre.

ARKATANA

Problemi i LDK-së, KSHMS të LDK-së dhe Komitetit të SHMS në këtë faze, është gjetja e shkeljeve dhe eliminimi i të gjitha pengesave me rrugë ligjore që pamundësojnë ligjshmërinë dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, qoftë edhe me shkarkimin e një apo disa drejtorëve.

Sa për informim të opinionit dhe rikujtim të atyre që vetëm fizikisht paskan qenë në mbledhje, po radhisim vetëm disa nga shqetësimet tona, që kanë mundësi të vërtetohen nga kompetentët si shkelje shumë të renda:
1. Mbajtja e punëtorëve në punë pa kontrata dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore nga ata me muaj të tërë,
2. Ruajta e vendeve të punës (pa pagesë), me dyshim në tejkalimin e limiteve ligjore për ish punëtor që kanë shkuar të jetojnë në shtetet evropiane,
3. Pranimi (futja në listë të pagave) e punëtorëve pa konkurs paraprak,
4. Mos nënshkrimi i pagave nga të gjithë punëtorët,
5. Evidentimi dhe marrja e pagave në cilësinë e infermierëve për punëtorë që ofrojnë shërbime jo shëndetësore,
6. Ofrimi i shërbimeve shëndetësore nga punëtorë me përgatitje tjetër profesionale,
7. Mosfunksionimi i “punkteve” dhe AMF nëpër fshatra,
8. Mbyllja pa kurrfarë lajmërimi për pacientë i “Qendrës për Diabet” për një periudhë të gjatë,
10. Grumbullimi diku, e mungesa në një vend tjetër i punëtorëve, me përmasa të tilla deri te rënia komplet e shërbimeve,
11. Mosdisiplina, mosrespektimi i hierarkisë dhe humbja e autoritetit menaxherial,
12. Dyshimi në keqpërdorim të automjeteve zyrtare.
Për fund informohet opinion se në Komitetin për SHMS janë votuar unanimisht Rekomandimet e jo kërkesat, për Drejtorinë e SHMS dhe kryesori ishte “Drejtoria të vrojtoj nga afër gjendjen në QKMF dhe nëse vërtetohen shkelje të merren masa”. Nëse luftën mediale e fitojnë ata që ofrojnë argumente, atëherë porosisim kolegët nga PDK që të përmirësohen sepse që tash janë të humbur ka përfunduar kryesuesi i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Imet Rrahmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.