Rrahje si në filma, të dyshuarit në arrati, tre të lënduar marrin ndihmë mjekësore
Gjilan – Në rrugën “Adem Jashari” njësitet Patrulluese të Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Vitisë, janë njoftuar se katër persona të gjithë shqiptar banor të Komunës së Vitisë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me tre të dyshuarit e tjerë po ashtu shqiptar shtetas të Kosovës, ka ardhur deri te konflikti fizik, ku me ç‘rast janë sulmuar me mjete të forta shkop bejsbolli dhe katër viktimat kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në Emergjencë të Gjilanit.
Të dyshuarit e njohur për policinë për momentin gjenden në arrati dhe janë në kërkim.
Rasti procedohet në njësinë e hetimeve të stacionit policor në Viti njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


