Fundamenti

Rrahje në Viti, policia arreston një të dyshuar, tjetri është në kërkim

/ 2 minuta lexim

Viti – Me datë 18.11.2017, rreth orës 08:20, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se një person gjendet në emergjencën Rajonale në Gjilan, ku ka kërkuar ndihmë pasi që ishte i lënduar nga një rrahje të shkaktuar nga persona të njohur për të.

Patrulla policore ka shkuar në Emergjencë dhe ka intervistuar viktimën e rastit. I njëjti ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy persona shqiptar shtetas të Kosovës nga Fshati Kabash, komuna e Vitisë.

Sipas viktimës personi i dyshuar fillimisht e ka kanos me armë e më pas i dyshimti tjetër djali i tij e kishte goditë me sëpatë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës nuk është shtënë me armë zjarri.

Uji Dea

Motivi i rastit besohet të jetë se ata para disa muajve viktima kishte pas një zënkë me të dyshuarin

Personi i dyshuar L.M. është arrestuar dhe është sjell në stacionin policor në Viti, ndërsa i dyshuari tjetër T.M. gjendet në arrati për momentin.

Viktima është duke u kuruar në Emergjencën Rajonale në Gjilan, dhe është jashtë rrezikut për jetë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/