Rrahje në oborrin e gjimnazit “Zenel Hajdini”

Gjilan – Njësitet Policor hetuese gjatë punëve operative për rreth kompleksit të shkollave të mesme në Gjilan njoftojnë për një raste rrahje në oborrin e Gjimnazit “Zenel Hajdini”.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se patrulla sektoriale ju ka përgjigjur thirrjes dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy të rijnë, A.SH. (1981) dhe një femër (1994) bashkë me të që të dy nga Gjilani.
Sipas viktimës i dyshuari me të cilin kishte një lidhje gjatë pushimit në mesë të orëve të mësimit e ka nxjerrë me dhunë nga Shkolla viktimën dhe e dërgon në drejtim të lagjes “Baleci”.
Gjatë rrugës janë fjalosur ku i dyshuari e godet viktimën me grusht në fytyrë duke e rrezuar në tokë.
Në kë rast viktima pëson lëndim trupor në fytyrë dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut.
Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria themelore e krimeve të përgjithshme në Gjilan, rasti i referohet Gjykatës kurse i dyshuari A. Sh. ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. /rajonipress/