United Hospital

Rrahje në mes të shqiptarëve dhe boshnjakëve, 2 të lënduar rëndë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda pas një zënke në natën në mes të të dielës dhe të hënës në Steyer të Austrisë. Kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes, shumica e pjesëmarrësve tashmë kishin ikur . Dyshohet se bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy grupeve të armiqësuara kosovare dhe boshnjake, thonë përfaqësuesit për medie të policisë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.

Nga të gjithë personat që kishin marrë pjesë në rrahjen masive që ka ndodhur rreth orës 2.30, policia i ka gjetur vetëm dy të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk është siguruar.

FIDANISHTJA

Njëri nga personat që kanë pësuar kishte dy shenja të therjes me thikë në bark dhe pas një operacioni emergjent është dërguar në stacionin e trajtimit intensiv të spitalit të Steyer-it. Viktima tjetër është shtrirë në spital dhe ka nofullën e thyer. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje nga policia. Po ashtu policia nuk ka mundur të gjejë ende asnjë dëshmitar rreth rastit.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.