Hidromorava

Rrahje në kazino, i vjedhin 700 euro

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, ka ndodhur një grabitje. Viktima mashkull shqiptar, punëtor i nje kazinoje ka raportuar se tre të dyshuar të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’ rast i kanë grabitur 700 euro.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

FIDANISHTJA

Lidhur me rastin gjatë intervistimit i njëjti ka deklaruar se rastin e ka inskenuar për arsye se te hollat i ka humbur duke luajtur ne kazino ku punon.

Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë te rregullt ndërsa ndaj te dyshuarit ushtrohet kallëzim penal./Indeksonline/