Rrahje me mjete të forta në Viti, arrestohen pesë të dyshuar
Viti – Në rrugën “11 marsi”, në Viti janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit gjatë një loje të futbollit janë rrahur në mes veti me mjete të forta.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


