Fundamenti

Rrahim Pacolli takohet me Wisnerin

/ 2 minuta lexim
KV

Rrahim Pacolli, drejtor i kompanisë së sigurimeve “Siguria” dhe pronar i kompanisë së avokatëve “Arbëresh” në Kosovë është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ambasadorin Frank Wisner dhe përfaqësues të tjerë të biznesit në New York.

Pacolli mori pjesë edhe në një diskutim mbi çështjen shqiptare në Ballkan, të organizuar nga “Columbia University” e të drejtuar nga David Philips, drejtor i Programit të Paqe bërjes dhe të Drejtave në “Columbia University”.

“Tryeza e organizuar nga Columbia University ishte shumë e suksesshme. U diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare në Ballkan e posaçërisht të drejtat e mohuara të shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Pacolli.

Ai tha se diplomacia e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të angazhohet më shumë për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë këtyre shteteve, të drejtat që po u mohohen çdo ditë.

Uji Dea

Pacolli ka thënë se ka shumë respekt për rolin që kanë luajtur shqiptarët e Amerikës, për pavarësinë e Kosovës. “Shqiptarët e Amerikës në çdo kohë kanë qenë të lidhur me atdheun e tyre, pa marrë parasysh se në çfarë gjendje ka qenë ai”, ka thënë ai.

“Me lidhjet e tyre në Washington me senatorë, kongresistë e zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, ata mund të bëjnë shumë në vazhdimin dhe forcimin e lidhjeve të Amerikës me Kosovën e Shqipërinë, por edhe në avancimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë këtyre dy shteteve”, ka shtuar Pacolli.

Sipas tij, shqiptarët në Ballkan duhet t’ia bëjnë me dije bashkësisë ndërkombëtare se nëse ajo nuk i ndalë veprimet sllave kundër shqiptarëve, nuk e kanë problem të jetojnë në një shtet të përbashkët. (Illyria)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.