ARKATANA

Rrahën keq në kafiteri për motive të ulëta, rrahjen e vazhdojnë edhe në Emergjencë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me datën 19.12.2018, rreth orës 22:40, në kafiterin “Maroa” e cila gjendet në rrugën ”Muharrem Ibrahimi”, në lagjen “Dardania”, ka ardhur deri te konfrontimi fizik mes personave V.A.H-1999, F.H.R – 1997, Sh.M.I – 1995, A.A.M -1996, F.F.D -1996. Pas intervistimit të të dyshuarve dhe dëshmitarëve, si dhe sipas provave të gjetura në vendin e ngjarjes përfshirë edhe video incizimet dyshohet se deri tek përleshja apo rrahja ka ardhur si pasojë e motiveve të ulëta personale dhe sjelljeve të papërshtatshme dhe arrogante të manifestuara ndaj njëri tjetrit.

Gjatë zbatimit të dhunës fizike janë përdorur edhe mjete të forta me ç`rast të gjithë të involvuarit kanë pësuar lëndime trupore duke kërkuar edhe tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës se qytetit.

ARKATANA

Gjithashtu sulmet e ndërsjella fizike, të involvuarit i kanë vazhduar edhe brenda objektit të Emergjencës përderisa njësitet policore kanë arritur dhe marr situatën nën kontroll.

Sipas vendimit të prokurorit kujdestar kompetent të shtetit të gjithë personat në fjalë janë ndaluar në Qendrën e ndalimit policor për 48 orë dhe ndaj tyre iniciohet vepra penale “Lëndim i rëndë trupor” njoftoj Shaban Azizi nga policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.