Fundamenti

Rrah gruan dhe gjuan policët

/ 2 minuta lexim

Ramë I., 1953 nga Peja, po e keqtrajtonte gruan e tij brenda në shtëpi, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike mbi të. Gruaja e tij, kishte arritur për një moment që të merrte telefonin dhe t’i telefononte policisë.

Policia rajonale në Pejë, që po përballej me një situatë jo fort të zakonshme, po dëgjonte në linjën emergjente se dikush po keqtrajtohej rëndë fizikisht dhe psikikisht, ndërsa askush nuk po përgjigjej në telefonatën që kishte pranuar policia.

Fundamenti

Me të kuptuar se po ushtrohej dhunë mbi dikë, pjesëtarët e policisë në Pejë kishin nisur kërkimet për lokacionin prej nga vinte thirrja dhe për një kohë të shkurtër kanë kuptuar se telefonuesi ishte në rrugën “Muharrem Gashi” në Pejë. “Me datë 18/04/2013 rreth orës 20:41 Policia e Kosovës në Drejtorinë Rajonale Pejë ka pranuar një thirrje telefonike të hapur përmes nr. 192 ku dëgjohej e tërë dhuna kërcënime, britma nga goditjet, ofendime etj, por fillimisht nuk dihej lokacioni, viktima dhe i dyshuari.

Menjëherë janë angazhuar njësiti përkatës hetimor dhe kanë zbuluar lokacionin, pronarin e telefonit i cili ishte banues në rrugën “Muharrem Gashi” në Pejë. Menjëherë në atë lokacion kanë shkuar njësiti patrullues së bashku me hetuesit”, ka bërë të ditur policia (Tribuna).