Rozana ‘nxehet’ me fansat

Këngëtarja ka qenë shumë aktive këto ditë me fotot e saj gjatë këtij udhëtimi në Greqi, ku bien në sy në të gjitha fotot, atletet e saj jeshile.
Bëhet fjalë për Rozana Radin e cila ka reaguar në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, për faktin se fansat e saj e kanë kritikuar që ajo ka veshur të njëjtat atlete për tre ditë rresht në udhëtimin e saj në Greqi.
“Lexova disa komente në komente e mia. Gjatë qëndrimit tim në Greqi i zuri meraku disa pse unë kam veshur tre ditë të njëjtat atlete. Për tre ditë nuk kisha ndërmend të merrja Greqinë me taka, ashtu siç nuk kisha ndërmend të merrja dollapin e këpucëve me vete. Besoj do flini rehat tani”, ka shkruar Rozana në “Instagram”.
Ndryshe, këngëtarja ditë më parë është rikthyer në tregun muzikor me prodhimin e saj më të fundit të titulluar “Forever”, dhe i cili deri më tani ka marrë kritika pozitive.