FITORJA

Rovena: U bë kohë që nuk kam thënë “Të dua”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe këtë verë është zhveshur dhe ka treguar që ka forma shumë të mira trupore. Por Rovena Stefa nuk e çmend publikun vetëm me sensualitetin e saj, por edhe me këngë, klipe e projekte muzikore shumë interesante.

Një album live për dasma me këngë popullore dhe disa hite të zgjedhura të saj, duet me këngëtaren për fëmijë Sala Jashari (mbesa e familjes së legjendarit Adem Jashari), koncerte të shumta në bregdetin shqiptar, si dhe një fotosesion të nxehtë, këto janë vetëm disa nga angazhimet e Rovit për këtë verë.

Por si duket këto nuk e kënaqin këngëtaren, e cila për një kohë të gjatë nuk ka thënë ”të dua”. Se çfarë flet në këtë intervistë ndryshe, lexoni në vazhdim…

Kur ke thënë për herë të fundit të dua?

Hmmm, ka kohë.

Cila është gjëja më ekstravagante që ke blerë?

Një pallto e gjatë që ishte shumë e shtrenjtë.

Çfarë të pëlqen më shumë te vetja?

Po të jetë nga ana fizike, sytë, ndërsa nga përmbajtja e karakterit nuk di të them, por modestia.

Uji Dea

Kur ke qarë për herë të fundit?

Nuk e mbaj mend, përpiqem t’i përballoj të gjitha emocionet e forta dhe përmbahem të mos qaj. Qarja është në nivelin zero të kurbës së lumturisë, prandaj e evitoj sa të mundem.

Çfarë mund të të nxjerrë nga vetëpërmbajtja?

Kur kam përballë njerëz pa logjikë.

Kë ke idhull në muzikë?

Ardit Gjebrenë.

Numëro 5 ushqime që di t’i përgatisësh më mirë.

Lloje të ndryshme spageti, fileto pule me salca të ndryshme, rizoto të ndryshme, tortë me çokollatë e fruta pylli, torta me vanilje e krem pastiçerie dhe tiramisunë më të mirë në botë. Në fund të fundit u nevojitet pak ëmbëlsirë Rovene. Ju uroj suksese në këto ditë të nxehta vere!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.