Fundamenti

Rovena Stefa, duet me mbesën e Adem Jasharit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa, së fundmi ka publikuar albumin e saj ”live” si dhe videoklipin e këngës ”Djepi”, me anë të të cilit përcolli porosinë për shtimin e lindshmërisë tek populli shqiptar.

Rovena duket se po punon në realizimin e një dueti shumë të veçantë. Sipas mediave, ajo së shpejti do të sjellë një këngë të realizuar në bashkëpunim me adoleshenten Sala Jashari, e cila është mbesa e Adem Jasharit.

Ditë më parë, këngëtarja Stefa, ishte e pranishme në promovimin e albumit të parë të Salës në Skenderaj.

Mobi Casa

Sala ka lindur në vitin 1999, ndërsa ishte 5 vjeçare kur e realizoj këngën e parë të titulluar “Unë mbaj emrin tënd” , që flet për gjyshen e vrarë, emrin e së cilës Sala e mban.

Është nxënëse e shkollës së muzikës, ku merr mësime për piano.(express)