RCCOLA

Rona: Njeri i lirë i kësaj bote të madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja nga Mitrovica, Rona Nishliu, e cila përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në festivalin “Eurovision” dhe ditë më parë interpretoi në koncertin Tirana Jazz & World Music festival shquhet per stilin e saj te veçantë të paraqitjes dhe formimin e saj artistik.

E pyetur nga mediat shqiptare nese Mitrovica ka lidhje me formimin e saj si këngëtare, Rona eshte pergjigjur: “Mua më pëlqen ta konsideroj vetën si njeri të lirë të kësaj bote të madhe. Padyshim vendlindja është një fakt të cilin nuk mund ta mohosh. Mitrovica është një qytet, ishte një qytet mjaftë i bukur i cili i ka dhënë kulturës kosovare dhe asaj shqiptare jashtëzakonisht shumë në muzikën rok. Por sot vazhdon të mbetet një qytet me mjaft probleme, sepse fatkeqësitë kultura nuk zë më vend në prioritet e asaj shoqërie.”

Rona ka treguar se ka dëgjuar shumë muzikë dhe dëgjon shumë lloje muzike dhe artistë të ndryshëm.

Mobi Casa

“Sepse në këtë mënyrë marr në nënvetëdije atë që në fakt e do zemra dhe që e percepton truri. Ato bëhen të mijat dhe pastaj riprodhohen përmes interpretimit tim. Pra nuk është diçka e përcaktuar, jeta përgjithësisht, gjithçka që më rrethon, njerëzit e mi.

Ne jetojmë në një realitet, por jo në realitetin më të bukur në botë. Ka shumë gjëra që na frymëzojnë për të marrë dhe për t’i shfrytëzuar dhe për t’i ndarë sa për të rikujtuar të tjerët se i kemi prezent këto gjëra,” ka thene ajo per “Shekulli”, duke shtuar se “vetë jeta është ajo që ka ndikuar jashtëzakonisht shumë ne formimin e saj si artiste.