RCCOLA

Rona, jo e vetmja në më të mirat e ‘Eurosong’

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Derisa Rona Nishliu me krijimin e Florent Boshnjakut “Suus” vazhdon të jetë e 18-ta me radhë në listën e këngëve më të mira nga këngët pjesëmarrëse në “Eurovizion”, jashtë kësaj liste s’kanë mbetur edhe këngëtarë tjerë shqiptar pjesëmarrës atje.

Edhe Kejsi Tola, konkurrentja e vitit 2009 është pjesë e kësaj liste të gjatë, ndërsa është renditur e 60-ta nga votat e publikut. Pason Anjeza Shahini me këngën pjesëmarrëse të vitit 2004 “The Image of You” e cila renditet e 157, duke lënë të 212-ën konkurrenten e vitit 2010, Juliana Pashën me këngën “It’s All About You”.

Fundamenti

Listës së gjatë nuk i ka munguar as Olta Boka e cila është renditur e 244-a me këngën “Zemrën e lamë peng”.