RCCOLA

Romët e Kamenicës kërkojnë troje për rastet sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Safet Ahmeti, në emër të komunitetit rom ka kërkuar ndarje të trojeve për familjet me raste sociale. Sipas tij janë 5 familje rome që kanë nevojë urgjente për strehim.

Komiteti për Komunitete në Komunën e Kamenicës të martën ka shqyrtuar dy kërkesa thelbësore që lidhen me infrastrukturën dhe çështjen e banimit.

Kryetari i Komitetit për Komunitete Zhivojin Milkoviq, ka thënë se ka një kërkesë të fshatit Boscë për depërtimin dhe hapjen e rrugës së vjetër si dhe kërkesën e komunitetit rom për ndarjen e trojeve.

Fundamenti

Milkoviq duke e arsyetuar kërkesën e fshatit Bosce ka thënë se kjo rrugë më herët është shfrytëzuar mirëpo me kalimin e kohës është shkatërruar dhe lëruar për nevoja bujqësore, dhe nuk është duke u shfrytëzuar. Për atë edhe fshatarët e fshatit dhe fshatrave përreth po kërkojnë që rruga Boscë-Kamenicë, të hapet për udhëtarë.

Anëtarët e Komitetit u pajtuan që kjo kërkesë t’i dorëzohet Drejtorisë për Pronësi, Kadastër dhe Gjeodezi si dhe të dilet në vendin e ngjarjes dhe të skicohet rruga ekzistuese e më pastaj të hapet.

Ndërkaq Safet Ahmeti, në emër të komunitetit rom kërkoi ndarje të trojeve për familjet me raste sociale. Sipas tij janë 5 familje rome që kanë nevojë urgjente për strehim dhe akomodim. Në këtë takim u tha që kërkesa duhet t’i adresohet drejtorisë gjegjëse, KPF-së dhe kjo e fundit ta përgatis për Kuvend për shqyrtim dhe te Kryetari për ekzekutim./rajonipress/