Rol i ri për Nuhiun

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Për Atdhe Nuhiun, në Sheffield Wednesday është përgatitur një rol i ri. Trajneri Stuart Gray thotë se sulmuesi shqiptar duhet të përgatitet me pozitën e re, nëse dëshiron t’i kthehet golit për “Owls”.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia nuk po shënon kohëve të fundit dhe kjo po e brengos klubin e tij. Madje, trajneri i tij ia ka kujtuar se puna e parë e këtij lojtari është që të gjendet në zonë dhe ta gjejë golin.

RCCOLA

“Atdheu do të jetë i zhgënjyer me performancën e tij përpara golit, sepse kjo është arsyeja se përse ai është blerë nga klubi. Megjithatë, kontributi i tij për ekipin më ka kënaqur”, theksoi trajneri Gray.

“Ai duhet t’i përshtatet pozitës së re si është më së miri. Duhet të marrë mësim nga Peter Crouch. Megjithatë, mendoj se Atdheu ka nevojë të furnizohet me më shumë topa për raste”, përfundoi ai.