GRANDEMALL

Rohde: Po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë disa gjëra, ndonjëherë dëgjojnë ndonjëherë jo

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë disa gjëra, ndonjëherë dëgjojnë ndonjëherë jo”, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai ka theksuar se Kosova duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Kështu u shpreh ai në diskutimin që u organizua nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës për 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtete të ndryshme. Kritik u shpreh edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se çelësi është normalizimi.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde tha se partneriteti mes Kosovës e Gjermanisë është unik, por siç shtoi, Kosova duhet të dëgjojë këshillat e partnerëve të saj.

Rohde shtoi se mënyra për të ndryshuar pozicionin e pesë vendeve mos-njohëse është të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Mobi Casa

Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot kërkoi që Kosova të angazhohet në normalizim, pasi që sipas tij ky është çelësi.

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe organizatat euroatlantike.

Ndërkaq, ish-ambasadori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu foli për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka tha se janë të ruajtura mirë./RTV21

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.