Eko Higjiena

Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit.

Përmes një postimin në platformën X, Rohde tha se ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë të planit të BE-së për Rritje.

“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive”.“Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka thënë Rohde.

ARKATANA

Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

Aty, Kurti foli për dialogun, duke thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë këtë proces.

“Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar”, u tha në një komunikatë të Qeverisë më 20 shtator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.