ARKATANA

Rohde në Krushë të Madhe: Kjo dhe masakrat tjera vetëm treguan se kishte ardhë koha që NATO të ndërhynte

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si ajo në Krushë të Madhe të Rahocecit 25 vjet më parë treguar se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s, raporton Gazeta Express.

Rohde foli për masakrën që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, ndërsa tha se qëndrojnë pas vendimit se intervenimi ushtarak i NATO-s “ishte gjëja e duhur”.

“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.

ARKATANA

“Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.

Në fund, Rohde uroi që Kosova të anëtarësohet në BE së shpejti.

“Shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet familjes europiane”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.