ARKATANA

Rohan: Ndarja e Kosovës hap “Kutinë e Pandorës”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Albert Rohan sqaron se kur kishin pranuar për ta udhëhequr procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës bashkë me presidentin Marti Ahtisaari në vjeshtën e vitit 2005 e dinin shumë mirë se duhet të merreshin me një problem, siç thotë ai, gati të pazgjidhshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas gjashtë muajsh negociatash në atë kohë mes palës kosovare dhe asaj serbe në Vjenë të Austrisë, sipas tij ishte evidente se asnjëra palë nuk do ta ndryshonte pozitën e saj fundamentale dhe ishte e pamundur të arrihej një zgjidhje e pranueshme për palët.

“Për këtë arsye ne vendosëm ta propozojmë një zgjidhje, duke marrë parasysh historinë e Kosovës, realitetin në terren, pikëpamjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët në Vjenë”, bën të ditur ambasadori austriak Albert Rohan gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Dhjetë vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë Albert Rohan është i bindur se Plani i Ahtisaarit ishte një propozim kompromisi i drejtë, përmes të cilit, siç thotë ai, dy palët do të përfitonin: Kosova pavarësinë e saj, ndërsa Serbia sigurinë dhe mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë.

Ambasadori Rohan gjatë kësaj interviste për “Zërin” mes të tjerash ka folur edhe për idenë e ndarjes së Kosovës, për të cilën u raportua së fundi në mediet vendore.

Sipas tij, ndarja e Kosovës gjithmonë është refuzuar nga bashkësia ndërkombëtare për dy arsye.

UBT

E para, për ta krijuar një kufi shtetëror me veriun dhe me pjesën tjetër të Kosovës, kjo do të refuzohet nga serbët e Kosovës që jetojnë në pjesët e tjera të vendit dhe do ta shtojë ndjenjën e tyre të izolimit.

E dyta, një iniciativë e tillë do ta hapte “Kutinë e Pandorës”, me ç’rast komuniteti shqiptar në jug të Serbisë po ashtu do ta kërkonte ndarjen, ndërsa Republika Serbe do t’i ripërtërijë përpjekjet e saj për t’u ndarë nga Bosnjë dhe Hercegovina, diçka që askush, duke përfshirë edhe qeverinë serbe, nuk e do.

Rohan ka folur edhe për Gjykatën Speciale, e cila sipas tij nuk do ta përbaltë reputacionin e UÇK-së, por do të ndodhë pikërisht e kundërta.

“Për ata që janë të shqetësuar se reputacioni i UÇK-së mund të përbaltej nga ky proces, unë do të thosha se do të jetë e kundërta.

Duke individualizuar fajin, nëse ekziston diçka e tillë çdo nocion i fajësisë kolektive do të largohej nga Kosova apo nga UÇK-ja si një institucion”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.