GRANDEMALL

Rohan: Kujdes me Asociacionin!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk duhet të marrë kompetenca ekzekutive sepse krijohet një pushtet i tretë në Kosovë, prandaj edhe duhet të refuzohet një gjë e tillë. Por, Rohan thekson se krijimi i Asociacionit nuk është kundër Pakos së presidentit, Martti Ahtisaari.

Kosova duhet të ketë kujdes në formimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi që nëse i jepen kompetenca ekzekutive ky Asociacion mund të shndërrohet në pushtet të tretë në Kosovë. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-negociatori i statusit të Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Uji Dea

Duke folur për shtetin e Kosovës, Rohan ka theksuar se që nga shpallja e pavarësisë ka pasur mjaft progres në Kosovë, por shprehu keqardhje për mosunitetin e spektrit politik pas shpalljes së pavarësisë. “Sfidat më të mëdha mbesin ekonomia dhe nevoja për krijimin e vendeve të punës.

Ajo për të cilën ndiej keqardhje është se uniteti, i cili mbizotëroi në mesin e faktorëve politikë gjatë bisedimeve për statusin, nuk është ruajtur pas pavarësisë, gjë e cila do të kishte qenë në interes të vendit për sa kohë që ajo duhet të përballet me kaq shumë probleme”, ka thënë Rohan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.