Fundamenti

Rogaqica shënon ditën e shkollës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me aktivitete të ndryshme kulturore, në fshatin Rogaqicë është shënuar dita e shkollës fillore “ Metush Krasniqi”.

Selatin Novosella, ndër të tjera tha se Metush Krasniqi si largpamës dhe vizionar që ishte me programin e tij politik, nuk kërkonte kushte më të mira për Kosovën dhe shqiptarët, nuk kërkonte barazimin me popujt e tjerë që përbënin ish-Jugosllavinë, por ai kërkonte çlirimin e shqiptarëve nga pushtimi dhe bashkimin me atdheun nënën Shqipëri.

Në këtë solemnitet të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu, përfaqësues të tjerë të kësaj drejtorie, familjarë të heroit Metush Krasniqi, etj.

Surdulli, tha se me rastin e ditës së flamurit vitin e kaluar kemi ngritur edhe shtatoren e “Heroit të Kosovës” Metush Krasniqi në sheshin Metush Krasniqi në Kamenicë, ky është vetëm një kontribut modest që e kemi dhënë pas luftës për veprën e madhe që e ka bërë heroi Metush Krasniqi.

Mobi Casa

“Ne si komunë vitin e kaluar në këtë shkollë kemi realizuar katër projekte, ku këto projekte ishin renovimi i brendshëm i shkollës, nxehja qendrore, nyjet sanitare dhe inventari i shkollës, kurse këtë vit do të bëhet renovimi i kulmit të kësaj shkolle” tha Surdulli.

Ndërsa, Florim Kryeziu drejtor i shkollës fillore “Metush Krasniqi”, tha se sot kjo shkollë e mbanë emrin e Heroit të Kosovës, patriotit, vizionarit dhe mësuesit që ishte i njohur në shumë treva shqiptare, i cili ishte i pathyeshëm në idealin e tij për bashkimin e tokave shqiptare, për lirinë tonë dhe mbeti gjithmonë në mendjet tona e ky ishte Metush Krasniqi i lindur e i rritur në fshatin Dajkoc, dhe deri ndërroi jetë veproi për çështje kombëtare dhe ne mbajmë me nderë këtë emër.

Nga drejtori i shkollës fillore janë ndarë edhe mirënjohje familjarëve të Metush Krasniqit, familjes së Bajram Kryeziut, Selatin Novosella, Kryetarit të Komunës Shaip Surdulli, Logos-it, Emin Krasniqit etj.

Në fund nga nxënësit e kësaj shkolle është shfaqur një program i pasur kulturo-argëtues./rajonipress/