HW

Rogana nderon bijtë e saj, përurohen bustet e Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu, simbole të sakrificës për liri

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në Roganë të Kamenicës është zhvilluar sot një ceremoni solemne për përurimin e busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu, në nderim të jetës dhe kontributit të tyre për lirinë dhe atdheun.

Ceremonia u mbajt në një atmosferë dinjitoze, ku përfaqësues institucionalë dhe familjarë sollën mesazhe përkujtimore dhe frymëzuese për figurat e nderuara. Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë rasti Arta Bajralija, nënkryetare e komunës, Shefik Sadiku, si dhe familjarët Teuta Krasniqi dhe Emira Kryeziu, të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për jetën dhe veprën e tyre.

Programi artistik i realizuar nga nxënësit e shkollave i dha aktivitetit një dimension të veçantë emocional, përmes interpretimit të këngës “Pa bashkim nuk ka fuqi” dhe recitimit “Jam Shqiptar e Kosovar”.

ARKATANA

Në përmbyllje, u bë zbulimi i busteve dhe vendosja e kurorave me lule, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të përhershme për kontributin e heronjve në historinë e vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.