Rogana-kampion i pesëfisht

Klubi i Atletikës “Rogana”, ka thyer edhe një rekord, duke u bërë fitues për herën e pestë në garat për kupën e Republikës së Kosovës në atletikë.
Nga viti 2008 atletët e “Roganës” tregojnë performansë dukshëm më të lartë se klubet e tjera.
Gjatë vikendit në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, atleti më i mirë i Kosovës, Astrit Kryeziu triumfoi në pesë disiplina: 100 m, 200 m, 300 m, 4×100 m dhe 4 x 400 m.
“Edhe përkundër kushteve të vështira, si ato financiare por edhe në infrastrukturë atletët dhe atletet si dhe trajnerët e klubit tonë falë bashkëpunimit të mirë dhe punës profesionale,disiplinës dhe seriozitetit në stërvitje kanë arritur që të dominojnë vite me radhë”, i ka thënë radios Premiera, trajneri Zijadin Kryeziu.
Renditja e klubeve në garat e fundit:
1. Rogana – Kamenicë
2. Besa – Pejë
3. Trepça – Mitrovicë