Rogaçica kërkon të bëhet komunë e re
Gjilan – Të gjithë këta kryetar të Bashkësive Lokale unanimisht janë të interesuar për themelimin e një komune të re në Rogaçicë, pasiqë i plotëson të gjitha kushtet për themelimin e një komune të re ka thënë Selver Lenjani.
Lenjani duke e arsyetuar këtë vendim tha për rajonipress se Rogaçica ka biznese, ka 15 mijë banorë, ku ka edhe resurse natyrore që është kusht për zhvillimin e kësaj komune të re. “Mund të zhvillojmë bujqësinë, është një potencial shumë i madh për themelimin e kësaj komune të re sepse ka rini të shëndoshë, kemi kuadro me aftësi profesionale për me udhëheq këtë komunë e që pretendojmë që do të na lejohet themelimi i saj”.
Si dëshmi Lenjani ka ofruar edhe nënshkrimet e kryetarëve të bashkësive lokale: Selver Lenjani, Fadil Kastrati, Satmifer Kryeziu, Naim Basha, Asllan Dërmaku, Rabit Dërmaku, Ruzhdi Dragobuzhi./rajonipress/


