Eko Higjiena

Riza Halimi kërkon formimin e koalicionit me subjektet serbe në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, në një konferencë për shtyp selinë e PVD-së në Preshevë, ka shprehur gatishmërinë për formimin e koalicionit multietnik në komunën e Bujanocit duke e përfshirë edhe PVD-në, ndërkohë që në Preshevë, PVD sipas rezultateve preliminare është mundur bindshëm nga PDSH, me rreth 3000 mijë vota epërsi.

Halimi gjatë konferencës disa herë është kthyer në idetë e të së kaluarës duke përkujtuar formimet e koalicioneve të detyrueshme multietnike të viteve 2002 e këndej, duke mos përmendur në asnjë rast gjendjen reale, ku për herë të parë në historinë e Bujanocit shqiptarët fituan 30 ulëse nga gjithsej 41 në parlamentin lokal, dhe duke mos ia patur nevojën subjekteve serbe t’ia shtrijnë dorën për qeverisjen e pushtetit lokal.

Fundamenti

Gjatë konferencës, Halimi disa herë përsëriti se subjektet politike shqiptare mund të formojnë koalicionin me partitë serbe, por nuk përmendi se shqiptarët përbëjnë shumicën absolute prej 30 këshilltarëve.

Kryetari i PVD-së në as edhe një rast, nuk përmendi numrin e përgjithshëm të këshilltarëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit, të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe as mundësinë e formimit të koalicionit mes subjekteve politike shqiptare./rajonipress.com/