FIDANISHTJA

Riza Abdyli tregon fuqinë që ka në Velekincë, merr përkrahje të fuqishme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i PDK-së për këshilltar komunal Riza Abdyli ka marrë përkrahje të fuqishme nga Velekinca dhe vet Zenun Pajaziti. Salla e mbushur plotë dhe përkushtimi i tij për të qenë pjesë e Asamblesë kanë bërë që Riza Abdyli të mbetet kandidati më i kërkuar nga PDK-ja.

“Qytetarë të nderuar, anëtarë dhe simpatizant të PDK-së të dashur dhe të respektuar banorë të Velekincës. Faleminderit që ishit pjesë e tubimit elektoral në tubimin e Velekincës, ju dëshmuat përkrahje dhe besatim për mua dhe kandidatin Zenun Pajazitin!Ju jam mirënjohës për jetë” ka shkruar Riza Abdyli.

Abdyli ka thënë se njerëzit e inkuadruar në politikë nga fusha e biznesit, ndonjëherë janë parë me syrin e keq, ndonjëherë si shpëtimtarë, por jo rrallë kanë hyrë edhe me riskun identifikimit të biznesit me politikën. Kanë dalë me pasoja nga kjo gjithashtu.

Kjo është sfida personale edhe pse nuk vij me asnjërën parullë, nuk vij me njollë të tillë dhe nuk druaj që ky angazhim do të jetë një risk për biznesin tim, për shumë arsye.

Mobi Casa

Biznesi im është certifikata ime e suksesit dhe jo pasaporta ime e futjes në politikë. Është zhvilluar dhe ngritur në një rrafsh tjetër, ku nuk vihen në diskutim dallimet partiake në raport me partnerët dhe klientët.

Kjo është një përvojë që më ka mësuar se edhe nevojat e qytetarëve që nuk dallojnë sipas përkatësisë partiake por sipas kushteve të jetës që kanë.

Ajo që dallon, janë partitë apo kapacitetet e partive për gjetjen e zgjidhjeve për problemet të tyre. Qytetarët dallojnë vetëm në përzgjedhjen e zgjidhësve të problemeve dhe assesi në nevojën për t’i zgjidhur problemet më pas.

Në raport me qytetarin, vetëm në këtë kuptim jam PDK, ndryshe, jo për retorikë as për modesti, nevojat e jetesës tonë nuk kanë dallime partiake ka thënë Abdyli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.