UBT

Riza Abdyli: Mirë që u kthyen drejtoritë, por dikush duhet të japi llogari?

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit për katër vite nuk e kanë ditur se me çka ushqehen fëmijët e tyre, me çfarë ushqimi ushqehen ata dhe ne gjithë qytetarët e Gjilanit. Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së thotë se që nga fillimi që nga viti 2014 kur është bërë ndryshimi statutar ka qenë kundër shuarjes së Drejtorisë së Inspeksionit dhe për katër vite ka vazhduar dhe ka kërkuar që të rikthehet kjo drejtori.

Ai thotë se më në fund Kryetari i komunës dhe kjo administrate e ka parë të nevojshme që të rikthehet kjo Drejtori mirëpo dikush duhet të jap llogari dhe nuk mjafton me një kërkim falje ose të thuhet se kemi vërejtur ose ka qenë një gabim që është larguar kjo drejtori. “Unë mendoj se kjo nuk duhet të mbetet vetëm me një kërkim falje. Këtu duhet të llogariten dëmet dhe unë kam bërë disa foto se si është degraduar për 4 vite ambienti në Komunën tonë, por nuk e di numrin e saktë ndoshta është pak të thuhet 200 deponi të egra ndodhen edhe 500 janë pak këtu në Komunën e Gjilanit, këtu ka shumë deponi të egra në çdo rrugë në çdo pjesë të qytetit është me mbeturina kështu që unë nuk po flasë për lumenj edhe pse e dimë se lumenjtë i takojnë janë nën menaxhimin e Ministrisë mirëpo shikoni se çfarë pamje kemi në qytetin e Gjilanit kjo është një tmerr, disa foto që janë afër deponisë së Velekincës aty ku jetoj unë dhe un besojë se Drejtori Naser Korça i dinë këto më mirë se unë këto gjendje”.

Abdyli thotë se vërehet mungesa e Inspektorëve dhe Drejtorisë së Inspeksionit dhe këto foto tregojnë gjendjen e ambientit në Komunën e Gjilanit. “Duke marr parasysh se Komuna e Gjilanit ka marr përherë çmime nga organizatat e ndryshme për mirëmbajtjen e parqeve, rrugëve dhe shesheve dhe gjithë andej. Dhe këtu duhet të dihet se sa familje merren dhe punojnë për ta nxjerr kafshatën e gojës nga këto deponi, unë do ju drejtohem personalisht Kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit që një ditë të bëni një vizitë afër deponisë jo brenda deponisë dhe të shikoni se aty punojnë edhe fëmijët shumë të vegjël edhe juve zonja Drejtoresh e Arsimit, aty punojnë fëmijë nga mosha më e vogël dhe besojë se nuk i kanë as edhe 5 vjet dhe familjet e tyre i marrin me vete edhe fëmijët 2 vite dhe gjithë kohën e kalojnë në deponinë për ta siguruar kafshatën e gojës, fjala është jashtë deponisë se mbeturinave jo brenda deponisë” ka spikatur Abdyli.

UBT

“Ne nuk po flasim për ndërtimet pa leje që është degraduar çdo plan i cili Komuna e Gjilanit ka paguar me qindra mijëra euro për projektimin e atij plani dhe në fund nuk është realizuar dhe ne si PDK-ë e mbështesim dhe e përkrahim idenë që këto dy drejtoritë jo vetëm të rikthehen, por të rikthehen fuqishëm me kompetenca të plota ose shtesë me numër në rritje të punëtorëve pse mos të patrullohet edhe natën Inspektorët e Komunës së Gjilanit. Ne e dijmë që këtë nuk e ka bërë Kryetari i Komunës as Drejtori i Inspeksionit, këto i kanë bërë qytetarët e pa ndërgjegjshëm mirëpo dikush duhet të merret me këta njerëz duhen të gjobiten ata njerëz ndoshta për fillim 1 vit ose 2 duhet të patrullohet 24 orë nëpër vende të caktuara nga Inspeksioni për ta ruajtur gjendjen, por duhet të merret edhe një veprim për t`i hequr këto mbeturina nga rruga se kemi edhe në skajet e rrugës dhe ka shumë trotuare që janë prishur dhe këto prishje janë paratë publike taksat e qytetarëve të Gjilanit, dhe ne në parim e mbështesim rikthimin e këtyre dy Drejtorive dhe besojë që Kryetari i Komunës sa më shpejtë që është e mundur ta formojë qeverinë dhe ati i takon të bëjë organizimin e brendshëm dhe nuk na takon neve si këshilltarë komunal të merremi me organizim sepse ai e ka fituar mandatin nga qytetarët e Gjilanit” shton Abdyli.

Abdyli thotë se Haziri duhet ta bëjë organizimin dhe është dashur të bëjë më herët në praktikë asnjëherë nuk ka ndodhë që të vjen ndryshimi statutar para formimit të qeverisë së pari është formuar qeveria dhe kanë ardhur ndryshimet statutare dhe kjo është për herë të parë në Gjilan dhe jeni dëshmitarë të gjithë edhe ne që kjo në praktikë nuk ka ndodhur asnjëherë.” Arsyen nuk e dimë, unë personalisht si Riza Abdyli dhe grupi i PDK-së nuk e dimë arsyen pse ka ndodhur kjo dhe nuk habitem shumë pse s`kemi arsye për faktin se nuk e kemi pasur prezent Kryetarin e Komunës ne Seancën e Kuvendit dhe nuk ka kush të na jep përgjigje ose arsyetim pse vjen statusi para formimit të qeverisë,dhe kisha dashur të merrja një përgjigje nga Kryetari i Komunës për këtë çështje” ka thënë Abdyli./rajonipress/